Ktheu Skënderbeun në Superiore, titullari i korçarëve u jep lamtumirën “ujqërve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 18:20

Ktheu Skënderbeun në Superiore, titullari i korçarëve u jep lamtumirën “ujqërve”

Shkëlzen Ruçi ka qenë një nga emrat kryesorë të Skënderbeut në këto dy sezone, teksa së fundmi ndihmoi korçarët që të ktheheshin përsëri në elitën e futbollit shqiptar. Por pasi festoi me trofeun e kampionit të Kategorisë së Parë, lojtari ka bërë të ditur se rrugët e tij me ato të klubit do të ndahen.

ruci

Me një postim në rrjetet sociale, ai ka theksuar se tashmë do të niste një rrugëtim tjetër larg skuadrës korçare dhe për këtë, kishte gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e skuadrës në të cilën në vitin e fundit ka qenë padyshim një nga pikat më të forta.

“Dua t’ju bëj me dije që nga sot nuk jam më pjesë e Skënderbeut. Pas një bisede të bërë me presidentin dhe për arsye të mia familjare, kam vendosur të mbyll këtu këtë aventurë”, shpjegonte ndër të terja Ruçi në postimin e tij, duke i dhënë lamtumirën ekipin korçar.

Kështu, portieri nis kërkimin për një tjetër destinacion në karrierën e tij, ndërsa edhe ekipi korçar për një portier që të mbrojë katërkëndorin në elitë.

345064078_996638354805626_780903983565872431_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"