Ksavi snobon Bajernin e Mynihut: Dua tri pikët me Betisin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2021 | 10:13

Ksavi snobon Bajernin e Mynihut: Dua tri pikët me Betisin!

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, është shfaqur i qetë dhe i kënaqur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Betisit. Ai e sheh me optimizëm punën e bërë që nga momenti i uljes në stolin e Barçës. Duke qëndruar me këmbë në tokë, ai është shprehur se mbetet ende shumë punë për të bërë. Mes të tjerave, në konferencë ai ka folur edhe për sfidën në Champions kundër Bajernit të mërkurën e ardhshme në Mynih.

ksavi

BAJERNI NË HORIZONT – “Nuk ka ndeshje të lehta, të gjitha janë të rëndësishme, të gjitha të vështira. Bajerni është një finale më vete, por fillimisht kemi finalen në kampionat kundër Betisit. Ndaj është e kotë të flasim për Bajernin kaq shpejt”.

TITULLI NË LA LIGA – “Barça synon të fitojë gjithnjë gjithçka. Ne duhet ta ngulisim në kokën e lojtarëve një gjë të tillë. Kështu është futbolli dhe kjo vlen edhe më shumë te Barcelona. Llogaritë do t’i bëjmë në fund”.

BETISI – “Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Nuk kemi luksin të lëmë pikë. Objektivi ynë është vetëm një: fitore dhe vetëm fitore”.

DEMBELE – Trajneri i Barçës ka hedhur poshtë edhe mundësinë e dërgimit të Dembelesë në tribunë si formë ndëshkimi për mosrinovimin e kontratës. “Objektivi ynë është të fitojmë ndeshjet, jo të ndëshkojmë lojtarët tanë. Unë uroj që ai të rinovojë, por edhe nëse nuk rinovon, kjo është arsye për mua për ta çuar në tribunë. As që e kame menduar një gjë të tillë”, ka thënë Ksavi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"