Kryetarja e Bashkisë elozhe ekipit: Kjo fitore, si fillim për një ecuri super

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 12:30

Kryetarja e Bashkisë elozhe ekipit: Kjo fitore, si fillim për një ecuri super

Pas ndeshjes me Lushnjën, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, njëherësh presidente e klubit kuqeblu, ka folur për gazetën “Panorama Sport”, duke mos e fshehur entuziazmin për kthesën e skuadrës. Sipas zonjës Ademi, Vllaznia do të vijojë me këtë ritëm.

ademi

“Si çdo ndeshje, edhe kjo ndaj Lushnjës ka qenë një takim i vështirë. Për ne është shumë e rëndësishme. Ka qenë në fakt.. Sigurisht që Vllaznia po bën përpjekjet e veta. Unë mendoj se ndoshta po fillojmë të shohim frytet e para të një përpjekje që ne po bëjmë. Kuptohet dhe me sa pashë lojtarët u përpoqën të bëjnë më të mirën. Futbolli është futboll dhe ne kemi një sfidë shumë të madhe përpara dhe kjo vlen shumë”, theksoi kryebashkiakja Ademi. Ndërkohë, në tribunën VIP të stadiumit “Roza Haxhiu”, ra në sy edhe prania edhe ish-kapitenit të Vllaznisë, Suad Lici.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"