Kriza e sulmit, Barcelonës i duhet “dinamit” për triumfin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2020 | 8:26

Kriza e sulmit, Barcelonës i duhet “dinamit” për triumfin

Barcelona nuk ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës në këtë sezon. Në La Liga nuk ka shënuar të paktën një gol kundër Realit të Madridit në të dyja sfidat, në humbjen 1-0 me Bilbaon, në humbje 2-0 me Granadën dhe Valencian. Në Ligën e Kampionëve nuk ia ka dalë që të shënojë kundër Dortmundit, por befasia më e madhe erdhi kundër Slavias së Pragës. Edhe në “San Mames” kundër Bilbaos nuk ia dolën që të shënonin dhe Leo Mesi me Grizmanin thjesht iu afruan shumë golit, por pa sukses.

clement-lenglet-barca-real-sociedad-288408

Pa harruar faktin që katalanasit në La Liga kanë fituar tri ndeshje me rezultatin e ngushtë 1-0, çka tregon që ka patur vështirësi për të zhbllokuar rezultatin dhe golat kanë ardhur në momentet e fundit. Por statistikat më alarmante janë për ecurinë larg “Camp Nou”-t, ku Barcelona ka arritur të shënojë vetëm 18 gola në 13 ndeshje dhe bilancin e ka negativ sepse ka pësuar 19 gola. Madridi apo Sevija kanë shënuar më shumë gola sesa lideri i kampionatit, ndërsa Barcelona ka të njëjtat statistika si Real Sociedadi apo Vijareali jashtë shtëpisë. Madje, ka shënuar vetëm një gol më shumë sesa Granada.

Në “Camp Nou” është tjetër histori sepse ka shënuar me lehtësi në shumë ndeshje si ndaj Betisit, Valencias, Eibarit apo Leganesit, të cilave u ka shënuar nga 5 gola. Numrat e “varfër” jashtë shtëpisë tregojnë që Barcelonës i mungon “dinamiti” në repartin e avancuar. Numrat e “varfër” në repartin e sulmit vijnë edhe për faktin se trajnerët, si Setien ashtu edhe Ernesto Valverde nuk i kanë patur kurrë në dispozicion të gjithë sulmuesit.

Lionel Mesi humbi të gjithë pjesën e parë të sezonit për shkak të një dëmtimi që pësoi në fazën përgatitore. Më pas Luis Suarez u operua në janar, por ky ishte dëmtimi i dytë për të. Kishte braktisur ekipin edhe në sfidën kundër Bilbaos. Por si të mos mjaftonte kriza e sulmuesve, Barcelona mori disa vendime të çuditshme në merkaton e janarit duke shitur Karles Perezin drejt Romës.

FC-Barcelona-Players-Salaries-2020-Weekly-Wages-620x400

Kur u dëmtua Dembele, u detyruan që të futeshin në merkato speciale për një sulmues dhe pas shumë tentativash ia dolën që të transferonin Breithueitin për 18 milionë euro.

Rikthimi i Suarezit mund të konsiderohet një lajm i mirë për Barcelonën dhe trajnerin Setien, i cili mund të jetë “dinamiti” i munguar i skuadrës. Nuk duhet të harrojmë që Ansu Fati ka dhënë shkëndija dhe ka qenë një lojtar i rëndësishëm këtë sezon. Të gjithë sulmuesit që ka Barcelona në skuadër kanë arritur të shënojnë 65 gola në këtë sezon. Për të treguar me fakte krizën që po kalon ekipi në sulm, mjafton të themi se në sezonin 2015- 2016 MSN e famshme shënoi 131 gola në të gjithë sezonin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"