Kritikat e shumta, lojtari i Interit: Do t’i kthej vërshëllimat në duartrokitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 18:15

Kritikat e shumta, lojtari i Interit: Do t’i kthej vërshëllimat në duartrokitje

Interi vazhdon që të planifikojë ringritjen e tij dhe duket se është në hapat e duhur. Megjithëse nuk ka pasur një start pozitiv në Seria A, ajo që i ka larguar të gjitha kritikat ka qenë paraqitja e tyre në ndeshjen me Totenhemitn. Ndërsa për mesfushorin, Zhoao Mario kjo fitore ka krijuar të tjera pritshmëri, i cili është “i përjashtuari” i skuadrës pas paraqitjeve të dobëta dhe deklaratave të nxituara.

Joao-Mario-Inter

Së fundmi portugezi ka dhënë edhe një intervistë për “Sky Sport” teksa thotë: “Mendimi im është që duhet të bëj të pamundurën që t’i kthej vërshëllimat në duartrokitje. Është gjithmonë e vështirë dhe e sikletshme për tifozët vërshëllejnë, por tani e kuptoj përse ndodh kjo dhe dua të ndryshoj situatën. Mendoj se ka të bëj me problemi e gjuhës së trupit. Ndonjëherë duket sikur nuk i jap rëndësi lojës, por duhet të përmirësohem sepse kam shumë vullnet për të bërë një punë të mirë. Duhet të japim gjithmonë maksimumin, sepse nuk ka asnjë justifikim kur nuk fitojmë. Me modulin që Spaleti po përdor tani ndihem më mirë si mesfushor qendre”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"