Krisja te PSG-ja/ Kavani i vetmuar, Nejmar dhe Mbape s’i pasojnë uruguaianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2018 | 19:46

Krisja te PSG-ja/ Kavani i vetmuar, Nejmar dhe Mbape s’i pasojnë uruguaianit

U duk se firmosën paqen, por sapo ka nisur një luftë e ftohtë. Gazeta franceze “L’Equipe” jep disa të dhëna që të krijojnë idenë se Nejmar dhe Mbape i kanë bërë një “puç” Kavanit. Në sezonin e kaluar pas transferimit të brazilianit për 222 milionë euro nga Barcelona, në Paris plasi një çështje mes tij dhe uruguaianit se kush do të godiste penalltitë. Me kalimin e kohës duket se gjithçka kaloi, por gazeta franceze i hedh benzinë zjarrit, duke analizuar lojën që bën treshja sulmuese e PSG-së.

Kavani

Viktima është sërish Kavani. Kjo kuptohet nga pasimet e të dy futbollistëve gjatë ndeshjeve. Nejmar i jep 25% të pasimeve Mbapesë, ndërsa francezi i kthen atij 31% të pasimeve. Pa asnjë dyshim, me Kavanin nuk ka kaq shumë sintoni dhe këtë e thonë numrat. Nejmar i pason Kavanit vetëm 0.5% të pasimeve të tij në total, ndërsa Mbape vetëm 5%. Për shembull, në ndeshjen e fundit kundër Olimpikut të Lionit, uruguaiani nuk mori asnjë top nga shokët e skuadrës për 40 minutat që qëndroi në fushën e lojës.

kavani nejmar

Ai u sakrifikua nga trajneri Tuhel, pasi Kimpembe doli me karton të kuq dhe duhet të fuste mbrojtësin Kehrer. Por, pavarësisht se PSG-ja luajti me një lojtar më pak, arriti të fitonte 5-0 me një lojë spektakolare të Mbapesë, i cili shënoi 4 gola në 13 minuta. Lojtarët festuan të gjithë, me përjashtim të Kavanit. Sipas gazetës franceze, uruguaiani që këtë sezon ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste ndihet i tradhtuar dhe i vetmuar në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

Mbape Nejmar dhe Kavani

Nejmar dhe Mbape kanë bërë që Kavani të humbasë rëndësinë dhe peshën që kishte në skuadër. Kjo shpjegohet me faktin që nga skuadra janë larguar edhe miqtë e tij më të mirë si Pastore, Ibrahimoviç, Lo Selso dhe Juri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"