“Kreu i renditjes nuk na ndryshon”, Zidan: Ju tregoj se çfarë i thashë Naços

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 19:25

“Kreu i renditjes nuk na ndryshon”, Zidan: Ju tregoj se çfarë i thashë Naços

Zinedin Zidan është i lumtur për fitoren që mori skuadra e tij në një transfertë e vështirë si ajo me Vajadolidin.

Real Valladolid CF v Real Madrid CF  - La Liga

Francezi tregon arsyen e përqafimit dhe zbulon bisedën që bëri me mbrojtësin Naço pak minuta përpara se të shënonte. “E kisha këshilluar që të sulmonte shtyllën e parë, pavarësisht se goli nuk erdhi aty. Jam i kënaqur për të dhe për të gjithë skuadrën”, tha Zizu.

Më tej ai foli për kryesimin dhe për mungesën e golave. “Nuk do të thotë asgjë vendi i parë. Kampionati është shumë i gjatë dhe duhet të vazhdojmë këtë rrugë që kemi nisur.

Golat? Në pjesën e parë nuk po dilnim dot në lojën tonë, pastaj reaguam në të dytën. Nuk na munguan golat, por rastet e pastra. Jam i sigurt që do të zgjidhet shumë shpejt”, tha Zidan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"