Kosova prodhon lojë, por Islanda largohet me 3 pikë nga Shkodra (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2017 | 22:40

Kosova prodhon lojë, por Islanda largohet me 3 pikë nga Shkodra (VIDEO)

Kosova humb ndeshjen e 4-t radhazi në kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Të besuarit e Albert Bunjakit u mposhtën sot në “Loro Boriçi” të Shkodrës me rezultatin 1-2 përballë Islandës.

Loja e zhvilluar nga lojtarët kosovarë ishte mjaft e mirë teksa krijuan shumë raste për gol, duke shfaqur një fytyrë tjetër në krahasim me ndeshjet e kaluara, por mungesa e eksperiencës u shfaq në momentet kyçe duke i dhënë mundësinë Islandës të gjente golat e fitores.

kosove islande

Sigurdason në minutën e 25-të dhe Gulfi Sigurdson në minutën e 35-të me penallti i dhanë avantazhin e dyfishtë Islandës në pjesën e parë. Nuhiu realizoi golin e vetëm të Kosovës në minutën e 52-të.

Në këtë ndeshje për Kosovën debutuan Besart Berisha, Atdhe Nuhiu dhe Donis Avdijaj.

Komenti minutë pas minute

90+4′ Përfundon ndeshja.

90′ Gislason ndëshkohet me karton të verdhë.

86′ Islanda kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Sigurdason, në fushë Skulason.

85′ Shala ndëshkohet me karton të verdhë.

83′ Kosova kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Besart Berisha, në fushë Bernard Berisha.

76′ Avdijaj tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por gjuajtja është e lehtë dhe kontrollohet nga portieri Halldorson.

74′ Kosova kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Përdedaj i dëmtuar, në fushë debutuesi Avdijaj.

72′ Islanda kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Traustason, në fushë Gislason.

69′ Islanda kryen zëvendësimin e parë. Largohet Kjartanson, në fushë Bodvarson.

64′ Kosova kryen zëvendësimin e parë. Largohet Rashica, në fushë Celina.

59′ Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë.

nuhiu

52′ Kosova arrin të ngushtojë shifrat pas shumë përpjekjesh. Shala kroson diagonalisht në zonë nga e majta, dhe Nuhiu godet saktë me kokë duke shënuar në debutim.

goli i anuluar

49′ Kosova arrin të shënojë me anë të Rrahmanit, por arbitri e anullon golin për pozicion jashtë loje të Besart Berishës gjatë aksionit.

46′ Fillon pjesa e dytë. Islanda luan topin e parë.

45′ Mbyllet pjesa e parë.

penalltia

35′ G. Sigurdson merr përsipër ekzekutimin e 11 metërshit duke goditur saktë për të dyfishuar avantazhin e Islandës.

34′ Kololli shkakton penallti duke penguar në zonë Sevarsonin dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

goli kosove islande

25′ G. Sigurdson godet drejt portës pasi merr një top në zonë nga e majta, por Ujkani grushton dhe rikthen topin në lojë, aty ku Sigurdarson nuk e ka të vështirë të shënojë me portën e boshatisur.

berisha

21′ Valon Berisha tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por topi trondit traversën dhe shkon jashtë.

20′ Vazhdon një lojë e qetë në fushën e lojës, ndërsa tribunat ndizen nga thirrjet “O sa mirë me qenë shqiptar”.

12′ Kololli kroson në zonë nga e majta dhe Nuhiu tenton me një goditje qëndrore me kokë, por topi kontrollohet pa problem nga portieri Halldorson.

8′ G. Sigurdson tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

7′ Kalojnë në qetësi pa raste të pastra minutat e para, teksa Kosova tregohet më kërkuese.

1′ Fillon ndeshja. Kosova luan topin e parë.

KOSOVË – ISLANDË 1-2
Nuhiu 52′ / Sigurdarson 25′, Sigurdson 35′

Kosova: Ujkani, Përdedaj (Avdijaj 74′), Rrahmani, Pnishi, Kololli, Kryeziu, Shala, Rashica (Celina 64′), Besart Berisha (Bernard Berisha 83′), Valon Berisha, Nuhiu
Trajner: Albert Bunjaki

Islanda: Halldorson, Sevarson, Arnason, R. Sigurdson, Skulason, Traustason (Gislason 72′), Gunarson, G. Sigurdson, Hallfredson, Sigurdarson (Skulason 86′), Kjartanson (Bodvarson 69′)
Trajner: Heimir Hallgrimson

KV: Kololli 34′, Kryeziu 59′, Shala 85′ / Gislason 90′

Gjyqtar: Artur Dias (Portugali)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"