Kosova në krizë dhe gjithmonë në fund, Turqia i shënon 4 herë (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2017 | 22:18

Kosova në krizë dhe gjithmonë në fund, Turqia i shënon 4 herë (Video)

Ka përfunduar takimi në “Loro Boriçi”, Kosovë-Turqi 1-4. Një humbje zhgënjyese për përfaqësuesen e drejtuar nga Albert Bunjaki.

1-4

Turqia e ka gjetur shumë shpejt golin e avantazhit, ku në minutën e 5-të Shen me kokë ka kaluar në avantazh të tijtë.

Për të rihapur takimin ka menduar mbrojtësi Amir Rrahmani i cili me një gjuajtje të bukur me kokë e ka dërguar topin në rrjetë, pas krosimit nga këndi të Valon Berishës.

rrahmani

Në minutën e 31, Ynder dyfishon rezultatin duke dërguar Turqinë në dhomat e zhveshjes në epërsinë e një goli.

Me fillimin e pjesës së dytë, Jëllmaz dhe Tufan ishin autorët që vulosën fitoren për skuadrën mike.

yllmazzz

Pas kësaj fitoreje Turqia pozicionohet në vendin e 3-të në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Kosova mbyll tabelën e renditjes me vetëm 1 pikë në 6 takime.

MINUTE PAS MINUTE:

90+4 Mbyllet takimi, Kosovë-Turqi 1-4.

90′ Gjyqtari ka akorduar 4 minuta shtesë.

83’ GOL! Mbrojtja e Kosovës duket e dorëzuar, Tufan nga brenda zonës e ka shumë të lehtë ta dërgojë topin në rrjetë pas një aksioni personal, 1-4.

80′ Vojvoda kroson bukur nga e djathta por i vëmendshëm atje Babaxhan i cili kontrollon topin.

70′ Administrim i lojës nga përfaqësuesja e Turqisë, duke e qarkulluar topin në mesfushë.

60’ GOL! Jëllmaz i ka shpëtuar mjaft bukur mbrojtjes dhe me një goditje të kalibruar e ka dërguar topin ne rrjetën e portierit Nurkoviç, 1-3.

53′ B.Berisha hedh një top të bukur në zonë por asnjë nga sulmuesit kosovar nuk është atje për ta shfrytëzuar.

48′ Kosova shtyhet e gjitha para duke ushtruar presion ndaj Turqisë.

46′ Ka filluar pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë, Kosovë-Turqi 1-2

39′ Vojvoda kroson bukur për Avdiajin i cili gjuan me kokë, por topi përfundon në duart e portierit Babaxhan.

31’GOL! Shënon përsëri Turqia, Ynder i vetëm në zonë godet me kokë pas krosimit të Inan nga këndi. Mbrojtja e Kosovës e përgjumur dhe 1-2 

27′ Goditje dënimi për Turqinë, Inan gjuan nga 18 metra, topi përplaset në murin mbrojtës. Kosova i shpëton rrezikut.

22’ GOL! Valon Berisha kroson bukur nga këndi, Rrahmani me kokë zhyt topin në rrjetë, barazim 1-1.

17′ Mundësi e mirë për Kosovë, Avdijaj në hyrje të zonës gjuan fort, por gjuajtja ishte e pasaktë duke e dërguar topin mbi kuadrat.

15′ Shen gjuan me kokë në afërsi të pikës së penalltisë, topi përfundon mbi traversë.

7′ GOL! Turqia kalon në avantazh me anë të Shen i cili ka goditur saktë me kokë brenda zonës, 0-1.

2′ Turqia rrezikon që në minutat e para me anë të sulmuesit Jëllmaz, i cili zgjatet bukur pas krosimit të Ozjakup por topi përfundon jashtë portës së Ujkanit.

1′ Ka nisur sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

Kosovë-Turqi 1-4

Shënues: Rrahmani 22′ / Shen 7′, Ynder 31′, Jëllmaz 61′, Tufan 82′

Kosova: Ujkani, (Nukoviç 52′), Vojvoda, Pnishi, Rrahmani, Aliti, Kryeziu, Alushi, V.Berisha, Zeneli,(B.Berisha 53′),  Avdijaj, (Rashica 74′), Nuhiu Trajner: A.Bunjaki

Turqia: Babaxhan, Tufan, Gonyl, Inan, Kalldërëm, Ozjakup, Topall, Jëllmaz, Ynder, Shen, Sojynxhy Trajner: F.Terim

Gjyqtar: M.Zelinka (Çeki)

KV: B.Berisha 66′ / Jëllmaz 42′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"