“Kosova, më e mirë se Shqipëria që shkoi në Europian”, ish-presidenti i Prishtinës: T’u japim hapësirë talenteve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 18:47

“Kosova, më e mirë se Shqipëria që shkoi në Europian”, ish-presidenti i Prishtinës: T’u japim hapësirë talenteve

Nga Remzi Ejupi

337555140_941878253676722_8175611530812663947_n

Kemi skuadrën më të mirë në histori.

Skuadra e Kosovës më e mira në histori, t’u krijojmë hapësirë talentëve tanë!

Sot, Kosova ka skuadrën më të mirë të historisë! Djemtë tanë dikur ishin talentë në fushat tona, tani janë realitete të afirmuar në skuadrat më të njohura evropiane.

Uroj që në vendin tonë t’u krijojmë hapësirën e duhur që këta djem të tregojë aftësitë e tyre.

Kosova është dukshëm skuadër më e mirë sesa Izraeli e Rumania. Nëse  shohim lojën e izraelitëve apo rumunëve në këto kushte vetëm dy apo tre nga ta do të mund të luanin për Kosovëm, kurse djemtë tanë do të ishin liderë te kundërshtarët.

Edhe nëse shohim në futbollin shqiptar, përsëri Kosova është skuadër më e mirë se skuadra e Shqipërisë, e cila u kualifikua në 2016.

Deklarata e më sipër nuk mbështetet vetëm në mendimet subjektive, por në fakte, prandaj u bëj thirrje që të bëhemi bashkë të mbështesim djemtë tanë, sepse ata kanë nevojë për këtë, kurse ne kemi nevojë të gëzohemi për sukseset e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"