Korreshi pret rikthimin, sekretari Zaka: Kemi bërë merkaton e duhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 14:40

Korreshi pret rikthimin, sekretari Zaka: Kemi bërë merkaton e duhur

Pas dhjetë ditësh qëndrimi në Pogradec, lushnjarët priten që të rikthehen sot në shtëpi. Sipas informacioneve që jep për “Panorama Sport” sekretari i klubit Irakli Zaka, miqësorja me Shkumbinin do të zhvillohet ditën e martë në stadiumin e Peqinit:

Lushnja vs Lece

“Ekipi është përgatitur mirë. Kemi realizuar gjashtë afrime që kanë qenë objektiv i klubit. Mendoj që kemi bërë një merkato të mirë për të plotësuar nevojat e ekipit me mundësitë që ka klubi, pasi siç dihet ne jemi në varësi të plotë të Bashkisë së Lushnjës. Në ditët në vijim do të shikojmë për ndonjë afrim të fundit dhe të mbyllim merkaton”, është shprehur sekretari Zaka.

MESFUSHORI

Erlind Koreshi, mesfushori organizator i verdhejeshilëve pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoren me Leçen. 31-vjeçari shpreson të dalë sa më shpejt në fushë: “Po pres përgjigjen e rezonancës. Jam me shpresën që të rikuperohem sa më parë, për të dalë në fushën e lojës.”

lushnja

PRECEDENTËT

Lushnja për herë të parë do ta nisë sezonin me Vllazninë, por ndeshja do të luhet në një fushë asnjanëse dhe i ka të gjithë treguesit në favor të saj. Lushnjarët i kanë fituar katër përballje me shkodranët në fushë asnjanëse, të gjitha në Kategorinë Superiore dhe në fusha të ndryshme.

Përballjet e Lushnjes si vendase me Vllazninë

SEZONI 1991-1992 Lushnja – Vllaznia 1-0 (në Durrës)
SEZONI 1996-1997 Lushnja – Vllaznia 1-0 (në Krujë)
SEZONI 2003-2004 (FAZA I) Lushnja – Vllaznia 2-1 (në Berat)
SEZONI 2003-2004(FAZA III) Lushnja – Vllaznia 3-2 (në Elbasan)

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"