Koronavirusi në Kosovë, rrëfen situatën ish-lojtari i Partizanit: E kemi të vështirë, po zbatojmë programin e klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2020 | 19:06

Koronavirusi në Kosovë, rrëfen situatën ish-lojtari i Partizanit: E kemi të vështirë, po zbatojmë programin e klubit

Shpërthimi i epidemisë së Koronaviruesit ka sjellë pezullimin e futbollit edhe në Kosovë. Me kampionatin e pezulluar paafat, klubet kosovare i kanë ndërprerë përgatitjet dhe i kanë dërguar futbollistët në shtëpitë e tyre, ku ata do të rrijnë të izoluar, por duke ndjekur edhe një program individual stërvitor. Ish-sulmuesi i Partizanit, Astrit Fazliu, që aktualisht luan me Dritën e Gjilanit, ka treguar situatën që po kalon dhe panikun që ka sjellë Koronavirusi, që i ka detyruar edhe sportistët të vetkarantinohen dhe të stërviten në shtëpitë e tyre.

Astrit-Fazliu-696x538

“Është një situatë e rëndë për të gjithë. Sigurisht që ky virus ka krijuar panik të madh, sepse është përhapur shumë shpejt. Por, shpresoj që sa më shpejt të kalojë kjo situatë dhe t’i kthehemi normalitetitit”, u shpreh fillimisht Astrit Fazliu për situatën dhe panikun që ka sjellë përhapja e epidemisë së Koronavirusit.

Në fund ish-sulmuesi i Partizanit ka treguar edhe vështirësitë që kanë për mbajtjen e formës fizike, pasi ndikon mungesa e stërvitshmërisë në grup. “Normal e kam të vështirë që tashmë po stërvitemi secili në mënyrë individuale. Por e kemi një program nga klubi që po e zbatojmë që të mbajmë përgatitjen fizike”, ka përfunduar lojtari i Dritës, Astrit Fazliu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"