Koronavirusi bllokon dy futbollistët shqiptarë në Kosovë, mbrojtësi: Nuk mund të vijmë sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 20, 2020 | 12:51


Koronavirusi bllokon dy futbollistët shqiptarë në Kosovë, mbrojtësi: Nuk mund të vijmë sepse…

Shpërthimi i Koronavirusit, ka bërë që shumë futbollsitë të mbeten të izoluar në shtete të ndryshme dhe larg familjeve të tyre.artur magani

I tillë është edhe rasti i dy futbollistëve shqiptar, mbrojtësit Elton Basriu dhe Artur Maganit, të cilët kanë mbetur në Kosovë dhe janë larg familjeve të tyre në Shqipëri.

Basriu i cili aktivizohet te Dukagjini, ka dhënë një intervistë për “Koha Ditore”, ku tregon se ka mbetur i izoluar në shtëpi, për shkak se të gjitha kufijtë janë mbyllur. Gjithashtu ai shton se do të tentojë të udhëtojë në drejtim të Shqipërisë së bashku me Maganin e Ballkanit, me shpresën se do ia dalin të kalojnë në doganë.

“Situata në Klinë është e komplikuar dhe është e vështirë për ne lojtarët të qëndrojmë kështu. Sidomos kur kjo po ndodh në mes të sezonit dhe pa asnjë diskutim, kjo gjendje tani është shumë e vështirë. Unë besoj që Klina si qytet i bukur që është, do ta kalojë edhe këtë sfidë, e cila e ka kapluar tërë globin.65440234_2305676676145498_4967541827180691456_o

Të them të drejtën, për shkak se Klina është në karantinë, deri më tani nuk kam provuar që të dal dhe të tentoj të shkoj në Elbasan. Këtë e kam bërë edhe për ta ruajtur shëndetin tim dhe të familjes. Sigurisht do të shoh situatën dhe në ditët që po vijnë, e kemi në plan së bashku me shokun tim, Artur Maganin, të tentojmë të nisemi për në Shqipëri. Nuk e di a do të na lënë të kalojmë, por ne do ta provojmë.”, u shpreh Basriu.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com