Korabi tronditi Burrelin/ Canaj: Nuk na rrezikuan kurrë; Nikaj: S’u bë hataja se humbëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2021 | 22:04

Korabi tronditi Burrelin/ Canaj: Nuk na rrezikuan kurrë; Nikaj: S’u bë hataja se humbëm

Korabi i tij fitoi dhe Agim Canaj saktëson se asgjë nuk erdhi rastësisht. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, trajneri i dibranëve u shpreh: “E kishim vlerësuar në maksimum këtë përballje. Luanim përballë kryesuesve të Grupit A, por arritëm që ta administrojmë mirë lojën.

Korabi Festa

Nuk e lejuam për asnjë moment kundërshtarin t’i afrohej portës sonë dhe arritëm të gjenim golin e fitores. Por, duhet thënë se edhe kemi shpërdoruar shumë raste të pastra. Kemi shumë futbollistë të dëmtuar dhe largimet kanë bërë të vetën, por ia dolëm. Tani në radhë kemi Kupën e Shqipërisë me Vllazninë, që do ta luajmë në mesjavë. Kalendari na ka lënë pushim, ndaj nuk ka kohë për qetësi”.

Burreli pësoi të parën humbje sezonale. Pas një ecurie perfekte, matjanët ranë në Peshkopi. Samuel Nikaj priste të paktën një barazim nga transferta delikate, megjithatë nuk e bën dramë.

Nikaj

Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, trajneri shkodran deklaroi: “Kishim ardhur për të marrë një rezultat pozitiv në Peshkopi, por ky është futbolli. Në të vetmin rast që patën, na ndëshkuan. Ne nuk i shfrytëzuam rastet që na u paraqitën, edhe pse krijuam volum loje. Gjithsesi, nuk u bë hataja që humbëm. Tani do të shohim përpara dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës. Korabit i uroj suksese. Është një ekip që i ka dhënë tonin Kategorisë së Parë së fundmi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"