Korabi konfirmon stafin për sezonin e ri, klubi zbulon edhe projektin për stadiumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2022 | 15:55

Korabi konfirmon stafin për sezonin e ri, klubi zbulon edhe projektin për stadiumin

Korabi ka njoftuar tifozët për rikthimin në stërvitje pas periudhës së pushimeve për lojtarët dhe stafin në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

KORABI 1

Klubi ka qartësuar situatën me stafin teknik duke konfirmuar qëndrimin e trajnerit Shpend Kumraçe së bashku me stafin e tij, të cilëve do t’i shtohet edhe asistenti Donald Mëziu.

Situata me stadiumin ka qenë gjithashtu një nga çështjet e prekura me Korabin që ka saktësuar se Bashkia e Dibrës dhe FSHF janë në pritje për miratimin e projektit të stadiumit “Korabi” për të nisur nga puna për ndërhyrjet që do të bëhen, ku janë publikuar edhe disa foto të projektit.

Klubi ka përmendur dhe situatën me rinovimet e lojtarëve ku deri më tani është gjetur akordi me Mehidrin dhe Qyranin.

FOTOT E PROJEKTIT TË STADIUMIT:

7867868

7867878

 

7867878888

NJOFTIMI I KORABIT NË “FACEBOOK”:

67567677

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"