Kontratë 3-vjeçare, talenti i akademisë së Tiranës transferohet te… Llapi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 22:10

Kontratë 3-vjeçare, talenti i akademisë së Tiranës transferohet te… Llapi

Andri Stafa, talenti i dalë nga academia e Tiranës, do të vazhdojë karrierën në Kosovë, teksa ditën e sotme firmosi kontratë 3-vjeçare me skuadrën e Llapit.

Stafa Andri

Mesfushori 20-vjeçar, së fundmi ishte i huazuar te skuadra e Burrelit në Kategorinë e Parë. Stafa në përfundim të sezonit u la i lirë nga kampionët e Shqipërisë dhe vendosi të hedhë një hapë të rëndësishme në karrierë, duke u transferuar te skuadra nga Podujeva.

POSTIMI ZYRTARE I LLAPIT:

Talenti Andri Stafa nga Akademia e kampionit të Shqipërisë, KF Tirana, nënshkruan për 3 vite me ne! Klubi jonë, KF Llapi e përmbyll me sukses marrëveshjen me njërin nga talentët më të mëdhenj në Shqipëri, Andri Stafa.

Andri në praninë e Shefit të Shtabit Teknik, z. Tahir Batatina ka firmosur kontratë që e mban lidhur me klubin tonë për 3 vitet e ardhshme.

Mesfushori ofensiv, 20-vjeçar, Stafa i lindur në Tiranë, tha se arsyeja që zgjodhi Llapin para skuadrave tjera është plani afatgjatë i skuadrës si dhe hapësira për të rinjtë që u jepet nga trajneri Batatina.

Andri menjëherë nesër do t’i bashkangjitet ekipit në përgatitje dhe do të jetë përforcim shtesë për repartin e mesfushës para ndeshjeve të rëndësishme ndërkombëtare që skuadra jonë i fillon në muajin korrik. Vazhdojmë ANDRI.

LLAPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"