Konte tani ka një “xhol”, ja si ndryshon Interi me Jang

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 23:02

Konte tani ka një “xhol”, ja si ndryshon Interi me Jang

Me zbarkimin e Eshli Jang në Milano, i pari që përfiton do të jetë pa dyshim Antonio Konte. 

young inter

Trajneri zikaltër do të ketë mes duarve një lojtar polivalent, perfekt për skemën e tij 3-5-2 (anglezi e ka përvetësuar pasi është aktivizuar nga Luis Van Gal te Mançester Junajtid në sezonin 2014-’15): 34-vjeçari është në gjendje të luajë në të dy krahët, por preferon korsinë e majtë; përdor shumë mirë të dyja këmbët, megjithatë është më efikas kur niset pikërisht nga e majta dhe hyn në qendrore për të goditur, edhe pse nuk e ka problem të kërkojë fundoren për të krosuar.

inter

Në Milano do të luajë më së shumti në atë krah, ku po has vazhdimisht probleme me dëmtimet Kuaduo Azamoah dhe si alternativë e vetme mbetet Kristiano Biragi (i cili gjithashtu është vetëm në huazim nga Fiorentina dhe në fund të sezonit mund të rikthehet në bazë).

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"