Konte insiston për Kanten, PSG interesohet për dy mesfushorët e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 13:30

Konte insiston për Kanten, PSG interesohet për dy mesfushorët e Interit

PSG raportohet se ka shprehur interes për dyshen e mesfushës së Interit, Marselo Brozoviç dhe Raxha Naingolan. Të dy lojtarët e përmendur priten të largohen nga zikaltërit.

brozovic

Naingolan e kaloi sezonin 2019-2020 në huazim tek Kaljari, por sipas “Tuttosport”, për belgun ka shfaqur interes PSG. Kampionët e Francës gjithashtu kanë shprehur interes edhe për Brozoviçin, me kroatin që ka qenë i lidhur edhe me Monakon javët e fundit.

“Tuttosport”, shkruan se Antonio Konte vazhdon të insistojë për mesfushorin e Çelsit, Ngolo Kante dhe shitja e Brozoviçit dhe Naingolanit mund të sigurojë paratë e mjaftueshme për të sjellë në “San Siro” francezin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"