Konte “i pakënaquri”, të larguarit do kishin bërë punë tek Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 10:15

Konte “i pakënaquri”, të larguarit do kishin bërë punë tek Interi

Pasditen e së mërkurës, në qendrën stërvitore “Appiano Gentile”, vetëm Konte dhe drejtuesit e Interit që janë ballafaquar edhe në rikthimin nga transferta gjermane në aeroportin “Malpensa” të Milanos, janë rikthyer të diskutojnë për çështjen e merkatos, mungesën e rezervave të denja: kalim me përparësi përpara se të përballej tema e ndeshjes.

Konte Inter

Momenti i duhur për t’u marrë me çështjet e nxehta të ambientit interist ishte ai ditën pas ndeshjes, me gjakftohtësi. Disa pika kyçe duhen certifikuar: as drejtuesit dhe as klubi nuk i kanë pëlqyer daljet publike të trajnerit.

Në sajë të mirëkuptimit për zhgënjimin nga rezultati, Kontes i është nënvizuar se deklaratat dhe njëfarë toni nuk janë pozitive për frymën e grupit, shtojnë tension të tepërt në përfundim të një ndeshjeje të rëndësishme, pavarësisht se nuk ka shënuar një falimentim përfundimtar. Nga ana e tij, trajneri ka përsëritur shqetësimin e momentit që po kalon skuadra dhe është shprehur i shqetësuar nga kalendari që e pret Interin deri te pauza e Krishtlindjes, me sfidat kryesore, ato kundër Slavias dhe Barcelonës në Champions.

inter

ARSYET

Po përse Konte u shfry në atë mënyrë? Së pari, ka dashur të nënvizojë që, sipas tij, klubi nuk ka qartësuar sa duhet faktin që Interi këtë vit nuk është një pretendente për të fituar dhe se rruga e kryer deri tani në kampionat është fryt i një pune të jashtëzakonshme, jo të parashikuar.

Së dyti, trajneri dëshiron të fitojë, jo vetëm të përpiqet. Së treti, fraza “gabova kur besova” fsheh gjithë dëshpërimin për rendimentin e disa prej elementëve në skuadër. U referohet ndoshta edhe drejtuesve, që i premtuan disa afrime.

GDGD

Po të kishin qëndruar tre të larguarit, Ikardi, Naingolan dhe Perisiç, ndoshta situata mund të kishte qenë ndryshe.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"