Konfirmohet dëmtimi i Kumbullës, ja sa kohë do t’i duhet mbrojtësit shqiptar për tu rikuperuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 17:17

Konfirmohet dëmtimi i Kumbullës, ja sa kohë do t’i duhet mbrojtësit shqiptar për tu rikuperuar

Talenti shqiptar Marash Kumbulla, u detyrua të largohet nga fusha e lojës ditën e dielë, në ndeshjen e Veronës ndaj Breshës, për shkak të një dëmtimi.kUMBULLA58

Pas rezultateve të dalë sot, është bërë me dije që lojtari ka pësuar një dëmtim në kofshë, më saktë një tendosje të shkallës së parë. Për shkak të kësaj, 19-vjeçari pritet të mungojë rreth 15 deri 20 ditë.

Si pasojë e kësaj shqiptari do të humbasë ndeshjen ndaj Interit që Verona do të luajë këtë fundjave, por ndoshta edhe në ndeshjen me Fiorentnën në 24 nëntor. Kumbulla do të jetë rikuperuar plotësisht për ndeshjen ndaj Romës, në 1 dhjetor.

Shqiptari është një nga lojtarët më të mirë te Verona, në këtë fillim sezoni ku së bashku me Rrahmanin janë një nga dyshet me të mira të mbrojtjes në Serinë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"