Kompletohet stafi teknik i Partizanit/ Kthehet italiani që ka punuar te Napoli, vjen videoanalist edhe ish-trajneri i Sopotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2022 | 15:11

Kompletohet stafi teknik i Partizanit/ Kthehet italiani që ka punuar te Napoli, vjen videoanalist edhe ish-trajneri i Sopotit

Partizani ka arritur të përmbyllë disa afrime deri më tani në merkato, por ndryshimet duket se nuk kanë ardhur vetëm brenda fushës së lojës.

Mehmeti

Drejtuesit i kanë plotësuar dëshirën trajnerit Dritan Mehmeti për afrimin e një video-analisti. Kështu, Klajdi Kënga, ish-trajneri i Sopotit të Librazhdit në Kategorinë e Dytë, i është bashkuar skuadrës në Slloveni si pjesëtari më i ri i stafit teknik.

Klajdi-Kenga-Sopoti

Në të shkuarën 30-vjeçari ka punuar edhe në klubin e Sopotit si trajner. Të kuqtë kanë shkuar në fazën përgatitore në Slloveni me mungesa edhe në staf.

sakone 1

Përgatitësi atletik, Korrado Sakone, ka pasur probleme shëndetësore dhe nuk i është bashkuar ende ekipit. Gjithsesi, burime pranë klubit bëjnë me dije se ai do të kthehet ditën e nesërme. Vlen të theksohet se Sakone në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e stafit teknik të Napolit në Serinë A.

korrado sakone

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"