Komisioni i Disiplinës “masakron” Vlorën, ja të gjitha vendimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 12, 2020 | 0:17

FB Kategoria e dyte Kategoria e pare Kategoria Superiore Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

Komisioni i Disiplinës “masakron” Vlorën, ja të gjitha vendimet

Komisioni i Disiplinës ka bërë publike pak minuta më parë, vendimet për parregullsitë në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Vlen për t’u përmendur se nuk ka asnjë dënim për sa i përket Kategorisë Superiore. Ndërkohë që në Kategorinë e Parë, vetëm Tërbuni është dënuar me gjobë me masë 50 mijë lekë.

disiplina_1dhjetor

NJOFTIMET:

1. FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 64/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/a) të KDS gjoba të aplikohet në masën 50%.
2. Lojtari i KF Klosi, Kristian Meshaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
3. Lojtari i KF Klosi, Flogert Doma, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
4. FK Elbasani U-19, për dështim përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Neneve 63 dhe 64 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/e) të KDS gjoba të aplikohet në masën 3%.
5. Lojtari i FK Elbasani U-19, Imer Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
6. KS Vlora U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1, 65/3/h) të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/3) të KDS gjoba të aplikohet në masën 3%.
7. Lojtari KS Vlora U-17, Igli Lamaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, goditje me grusht, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
8. Lojtari KS Vlora U-17, Astrit Hodaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
9. Lojtari KS Vlora U-17, Dijon Jonuzi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
10. Lojtari FK Kukësit U-19, Jonuz Kraja për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik
11. Lojtari KF Burreli U-19, Rigers Hastoci, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
12. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta U-19, Artan Jazxhi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
13. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tërbuni, Rigers Dushku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
14. Pranim e kërkesës së KF Butrinti U-19. Në bazë të Nenit 30/3 të KDS, KF Oriku U-19 humbet ndeshjen kundër KF Butrinti U-19 në tavolinë me rezultatin 0-3.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com