Komenti i Rafa Benitez/ Ky Liverpul, më i fortë se ai i 2005-ës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2018 | 21:36

Komenti i Rafa Benitez/ Ky Liverpul, më i fortë se ai i 2005-ës

Unë mendoj se ky Liverpul është më i fortë se skuadra ime e vitit 2005. Ne arritëm atë që arritëm dhe njerëzit flasin për “Mrekullinë e Stambollit”, por kjo skuadër është më e mirë. Por nëse flasim për paratë e shpenzuara, buxheti im ishte 20 milionë paund. Vlera e Liverpulit të sotëm është shumë më e lartë.

benitez1-399817

Ne kishim Stivin (Xherrard) sigurisht dhe disa lojtarë me eksperiencë dhe cilësi si Alonso dhe Haman. Ne kishim lojtarë që punonin shumë fort dhe kishim një ekuilibër. Kjo skuadër ka ekuilibër, por tre sulmuesit që bëjnë diferencën. Ne kishim vetëm një futbollist, i cili e bënte i vetëm diferencën. Shpirti i grupit dhe intensiteti mund të jenë pak a shumë njëlloj, sepse kështu ka qenë gjithnjë ADN-ja e Liverpulit, por ajo që kjo skuadër ka më shumë sot është cilësia, veçanërisht në sulm. Duhet t’u flisja anglisht. Anglishtja ime ishte e tmerrshme 13 vite më parë.

Po mendoja sesi t’i motivoja lojtarët, sepse nuk është njëlloj si të flasësh në spanjisht. Kështu që gjithçka u thashë ishte: “Nëse shënojmë një gol, rikthehemi në lojë, s’kemi asgjë për të humbur.” Të fitoja titullin me Valencian në Spanjë pas 31 vjetësh më ndryshoi jetën. Të fitoja Kupën UEFA me Valencian më ndryshoi përsëri jetën, ndryshoi gjithçka. Por të vija në Angli dhe fitoja Ligën e Kampioneve me një tjetër skuadër ishte e jashtëzakonshme. Ajo ndryshoi gjithçka.

Pak orë pasi u shpallëm kampionë, shkova të marr brenda disa miq që kishin ngelur jashtë dhe një roje e sigurisë më preu rrugën kur po i drejtoja brenda. “Nuk mund të hysh, është një festë private”, më tha. Një shoku im iu kthye dhe i tha: “E di ti kush është ky njeri, a e di se kush është ky burrë? Ai është Zoti”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"