Kombëtarja e Bregut të Fildishtë në ankth: Është zhdukur kapiteni Jaja Ture!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2018 | 17:46

Kombëtarja e Bregut të Fildishtë në ankth: Është zhdukur kapiteni Jaja Ture!

Përfaqësuesja e Bregut të Fildishtë është në ankth për mesfushorin e Mançester Sitit, Jaja Ture. 34 vjeçari nuk është paraqitur në grumbullimin e skuadrës për 2 ndeshjet miqësore me Togon dhe Moldavinë, ndaj rezulton i zhdukur.

Ture

“Nëse të gjithë futbollistët që luajnë në Europë janë paraqitur në Beauvais, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me Jaja Ture”, lexohet në adresën zyrtare të federatës së këtij vendi. Stafi i përfaqësueses së Bregut të Fildishtë nuk ka asnjë informacion për kapitenin e “Elefantëve”, fitues të Kupë së Afrikës më 2015-ën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"