Kolapsi në futbollin shqiptar, reagon kryeministri Rama: I mirëkuptoj klubet dhe lojtarët, por këtu të gjithë janë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 0:38

Kolapsi në futbollin shqiptar, reagon kryeministri Rama: I mirëkuptoj klubet dhe lojtarët, por këtu të gjithë janë…

Me tone më të zbutura, këtë herë kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka dhënë një sinjal shprese sektorit të sportit dhe medias në Shqipëri, të cilët u lanë jashtë paketes së qeverisë për t’i ndihmuar në këtë situatë kaotike pas emergjencës nga koronavirusi.

rama55

I ftuar dje në mbrëmje në emisionin “Përballë” në RTSH, drejtuar nga gazetari Lutfi Dervishi, numri një i qeverisë u pyet për shqetësimin që kanë ngritur klubet e futbollit dhe gjithashtu mediat në vendin tonë.

DEKLARATA

“Nuk mendoj se pa atë punën e përjavshme të kalendarit të kampionatit futbollistët janë në vështirësi ekstreme, edhe pse mirëkuptoj absolutisht shqetësimin dhe hallin e tyre në këtë situatë. Unë e kam dhënë një përgjigje për sportin dhe i mirëkuptoj plotësisht klubet e futbollit që janë në hall, por më thoni pak kush nuk është në hall tani këtu…?! Këtu në hall të madh është vetë qeveria, natyrisht në kuptimin e administratorit të buxhetit për këtë shtëpinë tonë të përbashkët.

duka-rama

Të gjithë duhet të bashkëjetojmë me hallin që kemi dhe të ndihmojmë së pari ata që janë më në hall se të tjerët. Dhe më në hall se të tjerët janë ata që realisht duhet të garantojnë ekzistencën dhe kjo është detyra jonë si qeveri”, deklaroi kryeministri Rama.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"