Klubi i Kategorisë së Dytë beson tek ëndrra e së Parës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2020 | 23:26

Klubi i Kategorisë së Dytë beson tek ëndrra e së Parës

Luzi prej fillimit të kësaj jave ka zbritur në fushë për përgatitjet anti-Gramshi. Ekipi i drejtuar nga trajneri Anxhelo Suta ka si synim vetëm ngjitjen në të Parën.

Luzi

Vitin e kaluar kjo ëndërr u ndal në ndeshjen shtesë, kurse këtë herë duket se janë pjekur kushtet që Luzi të bëjë një hap më sipër. Presidenti Lusha i ka krijuar kushte optimale ekipit, që po stërvitet në Tiranë.

Përbërja e Luzit është vërtet cilësore, me lojtarë me shumë përvojë, ndaj dhe pritet që objektivi të realizohet. Trajneri Suta po punon shumë me të tijtë që skuadra të jetë gati në çdo drejtim. Fitorja e mundshme me Gramshin do të ishte shumë e rëndësishme për Luzin.

Aldo Buzi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"