Klop: Të jesh kapiteni i Liverpulit është puna më e vështirë në botën e futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 22:52

Klop: Të jesh kapiteni i Liverpulit është puna më e vështirë në botën e futbollit

Në vigjilje të derbit me Evertonit, trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, foli ndër të tjera edhe për kapitenin e të kuqve, Xhordan Henderson. Ky i fundit, u la jashtë formacionit në fitoren 7-0 që Liverpuli mori në Champions Ligë ndaj Spartakut të Moskës, dhe disa herë gjatë sezonit është kritikuar për performancat e tij.

liverpul

“Edhe kapiteni nuk mund t’i luajë të gjitha ndeshjet, të gjithë kanë momente jo të mira. Unë jetoj në këtë qytet dhe i kuptoj fjalët e njerëzve, por të jesh kapiteni i Liverpulit është puna më e vështirë në botën e futbollit. Më parë ka qenë Stiven Xherard, por tani dua që të gjithë të respektoni Xhordan Henderson si kapitenin tonë. Kjo nuk do të thotë se ai do i luajë të gjitha ndeshjet” – deklaroi Klop.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"