Klop me dhimbje koke, dy titullarët humbasin sfidën e fundjavës për shkak të dëmtimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 20:50

Klop me dhimbje koke, dy titullarët humbasin sfidën e fundjavës për shkak të dëmtimeve

Liverpuli kryeson i vetëm Premier Ligën, teksa ndodhet në vendin e parë me 34 pikë, 8 pikë më shumë se Leisteri i vendit të dytë.salah

Të shtunën të besuarit e Klop do të kenë një ndeshje shumë të vështirë në transfertë, siç është ajo ndaj Kristal Palasit.

Pikërisht për këtë sfidë, të gatshëm me Liverpulin nuk do të jenë dy titullarë të padiskutueshëm, për shkak të dëmtimeve.

Mohamed Salah dhe Endi Robertson, vuajnë nga një dëmtim në kyçin e këmbës, dhe e kanë të pamundur të luajnë të shtunën. gettyimages-927172544

Dy mungesa të mëdha për Klopin, i cili i kishte projektuar të dy futbollistët titullarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"