Klop, kundër Perisiçit: Nuk më bën dot presion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2012 | 13:00

Klop, kundër Perisiçit: Nuk më bën dot presion

Te Dortmundi ka polemika mes trajnerit Jurgen Klop dhe Ivan Perisiç. Kroati ka akuzuar trajnerin në mediat vendëse se i mungon mbështetja e tij dhe se e ka lënë në stol, por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i teknikut të Borusias përpara ndeshjes së tij të 250-të në Bundesligë kundër Grojter Fyrthit. “Një lojtar nuk është i kënaqur kur nuk luan. Mirë është që në të tilla raste ai të qep gojën dhe kafshojë gjuhën. Ajo që i duhet në një moment të tillë është të stërvitet fort dhe të fitojë formacionin. Mirë është që Perisiç t’i mbajë problemet e tij përbrenda. Të ankohesh në publik është foshnjarake”, – tha i revoltuar tekniku 45-vjeçar. Agjenti i mesfushorit, Tonçi Martiç, është shprehur për mediat kroate se klienti i tij po mendon dhe largimin nga “Signal-Iduna Park”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"