Klauzola speciale i kthehet bumerang PSG-së, ja çfarë do të ndodhë nesër me kontratën e Nejmar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 23:50

Klauzola speciale i kthehet bumerang PSG-së, ja çfarë do të ndodhë nesër me kontratën e Nejmar

PSG-ja duket se është e vendosur për të larguar Nejmar nga skuadra pas paraqitjeve zhgënjyese të brazilianit që kanë bërë presidentin Al Kelaifi të bindet për shitjen e tij. Sidoqoftë dëshira e madhe për ta transferuar në Francë duket se do t’i kthehet në bumerang parizienëve për shkak se kontrata e Nejmar do të rinovohet automatikisht ditën e nesërme.

6756767777

Në kontratën e firmosur nga 30-vjeçari me klubin ishte parashikuar një zgjatje automatike e saj edhe për një sezon tjetër duke e bërë përfundimin e saj jo në vitin 2026, por tashmë në 2027-ën.

1 korriku do të shënojë kështu një problem të ri për Parisin, i cili vështirëson largimin e brazilianit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"