“Kjo kupë është edhe për ju”, e dashura e Banegës feston me Vanda Narën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2020 | 20:13

“Kjo kupë është edhe për ju”, e dashura e Banegës feston me Vanda Narën

Sevilja i shtoi koleksionit të saj trofeun e gjashtë të Europa Ligës teksa mbrëmjen e djeshme mposhti Interin me rezultatin 3-2. Një finale tepër argëtuese për tifozët e futbollit, e cila u vendos nga një autogol i Lukakut.
https___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_200821222548-sevilla-celebrate
Pas suksesit të spanjollëve, Vanda Nara ka publikuar në “Instastory” një pjesë të bisedës me mikeshën e saj, bashkëshorten e mesfushorit Ever Banega. Partnerja e futbollistit të Seviljes ia dedikon trofeun Vandës, ndërsa kjo e fundit i përgjigjet me një foto, ku dy modelet shfaqen së bashku duke festuar.
auto_New_Project_-_2020-08-22T140538.4121598097811
“Gjëja me bukur tek Interi, ka qenë njohja me ju. Një person, mama dhe mikeshë e shkëlqyer”, i shkruan Valeria, Vandës, ndërsa kjo e fundit ia kthen: “E vetmja gjë që vlen në futboll, janë personat dhe miqtë si ju”.

Dy modelet argjentinase kanë krijuar miqësi me njëra tjetrën në Milano, në kohën kur bashkëshortët Ikardi dhe Banega kanë qenë shokë skuadre tek Interi.

118306885_2168173253328513_2953970098961717852_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"