Kishte zbritur për mëngjes, ja fjalët e fundit që tha Maradona para se të vdiste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 22:49

Kishte zbritur për mëngjes, ja fjalët e fundit që tha Maradona para se të vdiste

“Ndihem keq”, këto zbulohen të kenë qenë fjalët e fundit që Maradona i tha ai nipit të tij para se të kthehej në shtrat në rezidencën e Buenos Aires dhe të ndërronte jetë.

maradona-1

Të mërkurën e 25 nëntorit, Diego kishte zbritur për mëngjes. Ai ishte i zbehtë dhe u ankua se ndihej i ftohtë, raportojnë mediat argjentinase.

Pak para mesdite një infermiere zbuloi se Maradona nuk po përmendej dhe telefonoi për ndihmë, por për fat të keq, ai ndërroi jetë para se të mbërrinte ndihma e shpejtë mjekësore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"