Kishin shpresë se mund të rikuperohej, mesfushori i Vllaznisë humbet ndeshjen me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 20:09

Kishin shpresë se mund të rikuperohej, mesfushori i Vllaznisë humbet ndeshjen me Tiranën

Herald Marku nuk do të jetë i gatshëm edhe për takimin e së shtunës, që Vllaznia e luan në shtëpi ndaj Tiranës. Nga sa mësohet mesfushori nuk ka arritur që të rikuperohet totalisht dhe për të mos rrezikuar ai është llogaritur si i pamundur për të qenë në fushë ndaj kampionëve në fuqi.
marku herald (1)
Ky do të jetë i vetmi lojtar që nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë. Ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve do të jetë gati për sfidën e radhës. Vllaznia ka vuajtur shumë mungesat në këto takimet e fundit, ku një gjë e tillë u ndie edhe në transfertën e Korçës. Nga ajo përballje në radhët e skuadrës janë rikthyer mbrojtësit Imami, Isaevski dhe mesfushori Imeri, që ishin të pezulluar nga kartonët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"