Kishin planifikuar miqësore, Vllaznia refuzohet nga Besëlidhja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2017 | 12:44

Kishin planifikuar miqësore, Vllaznia refuzohet nga Besëlidhja

Vllaznia kishte planifikuar që dje të zhvillonte ndeshjen e radhës miqësore. Dhe ideja ishte që të luanin ndaj Besëlidhjes, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Lezhjanët nuk shfaqën gatishmërinë për të zhvilluar këtë ndeshje dhe të premten mbrëma i kanë dhënë edhe përgjigje.

beselidhja-vllaznia

Kjo gjë konfirmohet jo vetëm nga shkodranët, por edhe nga Besëlidhja. Kjo ka bërë që stafi teknik të vijojë programin e zakonshëm, ndërsa dje e nxori skuadrën në fushë për të kryer përgatitje.

Sakaq, të dyja klubet kanë lënë të hapur mundësinë që në ditët e ardhshme të zhvillojë këtë takim testues. Dhe gjasat janë që kjo të ndodhë javën e ardhshme. Sakaq, në klub po bëjnë çmos që të zhvendosin grupin jashtë vendit për fazë përgatitore

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"