“Kishim ardhur për të fituar”, Edi Martini: I kemi dominuar të gjitha sfidat ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2021 | 18:10

“Kishim ardhur për të fituar”, Edi Martini: I kemi dominuar të gjitha sfidat ndaj Partizanit

Edi Martini foli pas barazimit pa gola në transfertë ndaj Partizanit, në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku shkodran u shpreh:

Edi Martini

1 PIKË- Kishim ardhur për të fituar ndeshjen. Megjithatë nuk ia arritëm. Kështu siç shkoi kampionati edhe 1 pikë është e kënaqshme. Kemi 13 barazime, por edhe të tjerat kanë 11, nuk është diferencë e madhe. Ajo që kërkuam në këtë ndeshje u arrit. Në pjesën e dytë sulmuam më tepër. Duhet edhe një hap më tepër, një marsh më tepër.

Ne jemi këta që jemi, do luftojmë deri në fund. Duhet të vazhdojmë përpara, të shënojmë, gola të marrim fitore, të vazhdojmë përpara. Ka shumë gjëra, për sa i përket mosshënimit të golave.

ASNJË HUMBJE NDAJ PARTIZANIT- Faktikisht ndaj Partizanit, lojtarët janë më të karkiuar. Po t’i shikoni të gjitha ndeshjet, kemi dominuar kundër tyre. Ne jemi më tepër skuadër, personalitetin që lojtarët kanë, e tregojnë në fushë, është e vështirë të na mundin.

NDESHJA- Ne e kishim planifikuar të luanim në mënyrën e tillë, duhet të ishim të kujdesshëm në pjesën e parë. Në pjesën e dytë arritëm të mos e lejojmë Partizanin që mos e luante topin. Gjithsesi është një pikë e vlefshme”, u shpreh Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"