“Kisha vetëm 5 euro”, Pepe tregon historinë e dhimbshme: Isha i uritur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 17:04

“Kisha vetëm 5 euro”, Pepe tregon historinë e dhimbshme: Isha i uritur

Ish-mbrojtësi Realit të Madridit i cili aktualisht aktivizohet në rradhët e skuadrës së Portos, Pepe, ka rrëfyer një histori të dhimbshme për revistën “Tribuna Expresso”.

pepe

Mbrojtësi me origjinë braziliane që prej vitesh është aktivizuar me kombëtaren e Portugalisë, ka folur për problemet financiare që kishte në kohën kur mbërriti në Portugali për herë të parë.

Ai arriti me vetëm 5 euro dhe preferoi të telefononte babanë e tij në vend që të blinte ushqim. Në moshën 18 vjeç, ai udhëtoi nga Brazili në Portugali për të luajtur për Maritimo.

“Kur mbërrita në Portugali nga Brazili, kisha vetëm 5 euro. Këto para i kisha për ta lajmëruar nënën time që jam mirë. Por, në aeroport qëndrova shumë, andaj isha edhe i uritur. Por, prapë vendosa që ato para t’i shfrytëzoj për t’i telefonuar familjes.

Kaloi kohë dhe unë vdisja nga uria. U afrova te ‘Pans-Company’ dhe i pyeta ata se a kanë diçka për të ngrënë, në të vërtetë aty kishte shumë gjëra, por unë s’kisha para. Ndërkohë një punonjës aty ma dhuroi një sanduiç.

Ai nuk e dinte se kush isha, as unë s’e njohja atë. Nga ai moment e tutje, unë gjithmonë i kam ndihmuar të tjerëve. Madje kjo është arsyeja pse zgjodha Portugalinë.”, përfundoi mbrojtësi 37-vjeçar, Pepe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"