Kinezët duan t’i marrin yllin për 70 milionë euro, Tare në kundërsulm!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2017 | 21:50

Kinezët duan t’i marrin yllin për 70 milionë euro, Tare në kundërsulm!

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, përveç formës së mrië që po kalon ekipi i tij, ka folur për shtypin italian edhe për zërat e fundit të merkatos. Flitet se nga Kina janë gati 70 milionë euro për krye golashënuesin e këtij edicioni, Çiro Imobile, por Tare ka qetësuar të gjithë tifozët lacial.

igli tare

“Nuk ka asgjë të vërtetë. Lacio nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare për Imobilen, ndërsa ai sapo ka rinovuar me ne. Shpresoj që të qëndrojë gjatë me ne, sepse nuk jemi më një skuadër surprizë. Këtë vit dua të jemi akoma më mirë edhe se në të kaluarën” – u shpreh drejtori Tare.

tare imobile

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"