Kevitan, kampione e së Tretës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2015 | 17:07

Kevitan, kampione e së Tretës

kevitanFc Kevitan ka mundur dje në finale Tirana Internacional, duke u shpallur kështu kampione e Kategorisë së Tretë. Në sfidën e zhvilluar në “Qemal Stafa”, ekipi i drejtuar nga Mark Vataj ka bërë gjithçka mirë, duke ngritur në fund trofeun.

Ndonëse Tirana Internacional ka dalë e para në avantazh me anë të Rushit, Pjetri dhe Marku kanë përmbysur gjithçka. Në fund, pas një sezoni të suksesshëm, ekipi i Kevitanit ka shpërthyer në festë. Kjo skuadër për 22 javë radhazi nuk ka pësuar asnjë humbje, duke e siguruar ngjitjen në të Dytën një rekord më vete, duke konfirmuar se në këtë kategori nuk ka pasur rivalë.

Ndeshja

Finalja e djeshme ka nisur e bukur për skuadrën e Tirana Internacional, të cilët brenda dy minutave shkojnë dy herë në portën e Kevitanit, por pa rrezik. Loja ndizet. Në të 10-ën, Internacional del në avantazh me anë të Brendon Rushit, i cili, pasi merr një asist nga Tujani, i gjendur vetëm 4 metra larg portierit Malaj, nuk e ka të vështirë të realizojë. Pas këtij momenti, loja e Kevitanit sa vjen e bëhet më e rrezikshme, ku Hyseni, një nga më të mirët në fushë, Azizi e Pjetri rrezikojnë seriozisht, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës. Në të 27-ën vjen dhe goli i barazimit, që qetëson drejtuesit e ekipit, të cilët nuk ishin mësuar për 22 javë rresht të humbisnin. Aldo Pjetri depërton mes për mes mbrojtjes, duke dalë vetëm me portierin dhe nuk e ka të vështirë ta mposhtë atë.

Ndërkaq, fraksioni i dytë nis më i bukur për skuadrën e FC Kevitanit, të cilët vihen në kërkim të golit të fitores. Presioni i Kevitanit ndërpritet në minutën e 71- të, kur Rushit përfiton nga një gabim i mbrojtjes dhe i vetëm me portierin Malaj gjuan, por ky i fundit grushton bukur. Në të 85-ën vjen dhe momenti më i bukur i takimit, kur Azizi jep një asist për Ermal Markun, i cili, pasi ka dalë i vetëm me Bidulin, gjuan fort duke dyfishuar rezultatin. Deri në fund nuk ka më histori, skuadra e surprizave dhe rekordeve Kevitani shpallet kampione.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"