“Këtë kampionat vetëm Vllaznia mund ta humbasë”, Duro pas fitores: Synojmë historinë që bëri Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2021 | 0:10

“Këtë kampionat vetëm Vllaznia mund ta humbasë”, Duro pas fitores: Synojmë historinë që bëri Skënderbeu

Pas fitores ndaj Kukësit, trajneri i Laçit Shpëtim Duro është shfaqur i lumtur në mikrofonat e “SuperSport” ku deklaron se është i lumtur për paraqitjen e skuadrës dhe se është i gatshëm të luftojë për titullin kampion:

bandicam 2021-03-03 18-24-58-512

Unë e kam thënë dhe përpara ndeshjes se Kukësi pavarësisht pozicionit ka lojtarë cilësorë dhe fitorja është shume e rëndësishme. Skuadra e meritoi fitoren ishte skuadra më e mirë në fushë dhe e komplimentoj. Këtë kampionat mund ta humbte vetëm Vllaznia pasi diferenca ishte me e madhe dhe unë e kuptova Vllazninë, dhe ka gabuar shumë por është ne katërshen për të luftuar për titullin kampion.

Unë nuk kam qene në pozita te barabarta me trajnerët qe janë lart në renditje sepse unë isha me -10 pikë nga tre-katër skuadrat e para dhe ne patjetër do të luftojmë për titullin kampion. Xhixha të dyja ndeshjet si ndaj Partizanit si ndaj Kukësit ka luajtur shumë mirë ka punuar shumë, ka krijuar volum loje. Unë jam i kënaqur me performancën e Xhixhës, nuk e aktivizova Mazrekajn pasi nuk ishte në formë dhe nuk kishte ndonjë arsye për ta aktivizuar.

Skënderbeu bëri histori, kur u shpall për herë të parë e bëri më pas autostradë, shpallja e herës së parë kampion e bëri rrugë por shpresoj që të njëjtën rrugë ta ketë dhe Laçi.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"