Kërkon një stadium të bardhë, Vinicius “peticion” tifozëve: Me ju, ia dalim në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2024 | 23:01

Kërkon një stadium të bardhë, Vinicius “peticion” tifozëve: Me ju, ia dalim në Champions

Në Madrid nuk e kanë harruar turpërimin e sezonit të kaluar në Ligën e Kampioneve nga Mançester Siti. Fati deshi që për të tretin sezon radhazi, “los blancos” të gjejnë në rrugën e tyre drejt finales të besuarit e Guardiolës, fituesit e trofeut në fuqi. Sikurse në sezonin e kaluar, edhe këtë vit, ndeshja e parë do të luhet në “Bernabeu”.

vinicius

Por këtë herë Madridi kërkon dhe ndihmën e tifozëve të vet për të nënshtruar “Qytetarët”. Që në ndeshjen e kaluar në La Liga, tifozët e Realit bënë thirrje që i gjithë “Bernabeu” të vishet me të bardha kur Siti të mbërrijë në Madrid.

Këtë gjë ka kërkuar edhe sulmuesi i “los blancos”, Vinicius Zhunior me një mesazh në rrjetet sociale. Ai ka kërkuar mbështetjen maksimale të tifozëve në një ndeshje kaq të rëndësishme.

“E vërteta është se do të ishte një mrekulli nëse i gjithë stadiumi do të ishte me të bardha”, deklaroi Rodrigo. Këtë gjë saktësoi edhe kolegu i tij në Madrid në kombëtaren braziliane, Vinicius Zhunior. “Duam një Bernebeu të veshur i gjithi me të bardha. Uroj që tifozët tanë ta marrin këtë mesazh dhe të na mbështesin fuqishëm.

Ne e dimë se çfarë do të thotë mbështetja e tyre për ne. Me ata prapa krahëve çdo rival trembet”, ishte mesazhi i brazilianit në rrjetet sociale. Takimi i vajtjes mes Realit në Mançester Sitit do të zhvillohet më 9 prill në “Bernabeu” dhe takimi i një javë më pas në “Etihad”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"