Kërkohet nga Milani, klauzola e lojtarit të Barcelonës është e…frikshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 13:12

Kërkohet nga Milani, klauzola e lojtarit të Barcelonës është e…frikshme

Milani është në kërkim të një mbrojtësi dhe drejtuesit kuqezi kanë hedhur sytë nga një lojtar i Barcelonës.06_TODIBO_JUGADORS-WEB

Bëhet fjalë për Zhan Klair Todibo, i cili pëlqehet shumë nga klubi italian. Mbrojtësi ka tërhequr vëmendjen e Maldinit, i cili tashmë e dëshiron te kuqezinjtë. Shumë shpejt italianët pritet të nisin së shpejti, por klauzola e lojtarit te Barcelona është me të vërtetë shumë e lartë, për arkat e klubit.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, klauzola e lojtarit është150 milionë euro, e cila sigurisht që nuk do të paguhet nga Milani. Thuhet se kuqezinjtë po përgatisin një ofertë prej 10 milionë eurosh, me shpresën se do të arrijnë një marrëveshje me klubin spanjoll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"