Kërkohet nga gjysma e Europës, Juventusi afër marrëveshjes me yllin e Fiorentinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 10:25

Kërkohet nga gjysma e Europës, Juventusi afër marrëveshjes me yllin e Fiorentinës

Dushan Vlahoviç është ndër emrat më të kërkuar të merkatos me bomberin e Fiorentinës që nuk di të ndalet këtë sezon. Serbi kërkohet nga skuadrat më të mëdha në Europë, por së fundmi është futur fuqishëm në garë dhe Juventusi.

vlahovic

Sipas mediave italiane bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me lojtarin dhe tani ka mbetur për tu gjetur gjuha e përbashkët me Fiorentinën. Vjollcët kërkojnë 70 milionë euro, por operacioni mund të mbyllet për 65-67 milionë.

Propozimi do të vijë në tryezën e presidentit Komiso, i cili do të vendosë nëse do ta pranojë ose jo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"