Kërkohet fitorja në Berat, Kumbarçe: Shansi i fundit për Korabin, asgjë nuk është e pamundur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 12:03

Kërkohet fitorja në Berat, Kumbarçe: Shansi i fundit për Korabin, asgjë nuk është e pamundur

Korabi luan sot shanset e fundit për të kapur një vend që të dërgon në “play off” ndaj skuadrës së vendit të tetë të Superiores. Për këtë sfidë ekipi ka punuar gjatë gjithë javës me moral të lartë pas fitores në tavolinë ndaj Besëlidhjes.

Kumbarce

Kjo u mundësoi dibranëve të drejtën për t’u ndeshur ndaj Tomorit të Beratit në këtë ndeshje shtesë. Tekniku dibran, Kumbarçe, thotë se të tijtë kanë pasur kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur për këtë sfidë:

“E dimë se do të jetë e vështirë, por jo e pakalueshme. Edhe pse mund të kemi ndonjë mungesë, kam besim te lojtarët e mi që do të luajnë shanset e fundit për t’u ngjitur më lart. Kemi luajtur mirë gjatë gjithë kampionatit, ndaj kam shumë besim se do t’ia dalim”, e mbylli Kumbarçe.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"