Kërkohej që të plotësonte repartin e prapavijës, Barcelona heq dorë nga mbrojtësi i Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 19:39

Kërkohej që të plotësonte repartin e prapavijës, Barcelona heq dorë nga mbrojtësi i Juventusit

Barcelona duket se ka hequr dorë nga shërbimet e Matijas De Ligt, me trajnerin Çavi Hernandez që duket se nuk ka ndërmend të harxhojë 100 milionë euro për holandezin.

DE LIGT

Kjo shumë duket shumë e lartë për katalanasit, të cilët tashmë do t’i hedhin sytë në ndonjë mbrojtës tjetër.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, Barcelona tashmë do të fillojë bisedimet me Kulibalinë e Napolit dhe Kunden e Sevijas.

Nga ana tjetër, De Ligt duket se do të largohet dhe klubi që është në “pole-position” për të siguruar shërbimet e holandezit duket se është Çelsi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"