Kërcënoi me sëpatë, humbja e hidhur çmend tifozin e Dortmundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2017 | 9:56

Kërcënoi me sëpatë, humbja e hidhur çmend tifozin e Dortmundit

Humbja e Dortmundit ndaj Bajernit me rezultatin 1-3, duket se nuk ka pasur pasoja pozitive, sidomos për një prej tifozëve verdhezinj. Pasi gjyqtari ka dhënë fërshëllimën e fundit në përfundimin e sfidës, një prej tifozëve të Dortmundit ka gjetur mënyrën më të keqe për t’a kaluar dhimbjen e kësaj humbjeje.

Tifozet e Dortmundit

Sipas burimeve të policisë në Dortmund, një prej tifozëve verdhezinj, në përfundimin e përballjes ndaj Bajernit ka hedhur të gjitha mbeturinat në rrugë dhe ka filluar t’i godasë ato me një sëpatë, e cila mbante edhe ngjyrat e skuadrës së Dortmundit.

sepate_476550311

Sipas këtyre burimeve, tifozi i lënduar nga humbja ka pasur edhe një konflikt me disa tifozë të pranishëm në rrugë ku thuhet se i ka kërcënuar ata me sëpatën verdhezi. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke arrestuar të dyshuarin, i cili e ka kaluar natën e humbjes në rajonin e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"