“Kemi kohë që nuk kemi luajtur në Durrës”, Arapi: Laçi kundërshtar i fortë, por lojtarët e Teutës dinë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2022 | 16:29

“Kemi kohë që nuk kemi luajtur në Durrës”, Arapi: Laçi kundërshtar i fortë, por lojtarët e Teutës dinë që…

Teuta luan nesër ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë përballë Laçit. Në prag të kësaj ndeshjeje ka folur trajneri i durrsakëve Renato Arapi. Tekniku foli për gjendjen e ekipit, por dhe për kundërshtarin.

arapi

Sa ka vlejtur kjo pauzë?

“Na ka shërbyer goxha pasi kemi pasur kohë për të punuar si nga ana fizike, por dhe nga ana tekniko-taktike. Besoj se e kemi shfrytëzuar në maksimum dhe të paktën për këto ditë që jemi stërvitur, përgjigja e lojtarëve ka qenë shumë pozitive.”

Çfarë prisni nga kjo ndeshje e parë e Kupës?

“Normalisht që është një ndeshe e vështirë duke qenë se është një gjysmë finale. Përballemi kudër një kundërshtari që është realisht i fortë dhe ndodhet në vendin e dytë. Pres që të dyja ekipet nesër të jetë të kujdesshme dhe ndeshjet do vendosen nga episodet.”

Riktheheni në Durrës pas 8 muajsh, a keni një mesazh për tifozët?

“Normalisht që ka qenë një periudhë e gjatë që kemi luajtur në fushën tonë. Në mos gaboj hera e fundit ka qenë ndeshja ku fituam titullin kampion. Është një armë shtesë dhe këtu gjej rastin që të kërkoj mbështetjen e tifozëve durrsakë. Shpresoj që t’i kënaqim ata me lojë dhe rezultat.”

Ka diçka që ju shqetëson në prag të kësaj ndeshjeje?

“Përveç Xheksonin që nuk dihet gjendja e tij, pjesa tjetër janë të gatshëm dhe i shton më tepër vlerat ekipit tonë.”

Kupa objektivi i vetëm, sa e vendos në presion ekipin?

“Kemi lojtarë në ekip që kanë fituar trofe dhe kanë eksperiencë. Çdo ndeshje dhe në kampionat ka presion, por atë presion duhet të dish ta menaxhosh.”

Formacioni

“Në kokën time e kam kristalizuar, por besoj se do ta shfaqim sot ose nesër.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"