“Kemi katër muaj që presim Sarrin”, Kasano: Ronaldo dhe Dibala janë problemet e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 9:57

“Kemi katër muaj që presim Sarrin”, Kasano: Ronaldo dhe Dibala janë problemet e tij

Antonio Kasano është i qartë dhe i prerë, duke i hedhur fajin Mauricio Sarrit, për humbjen e Juventusit në Romë, ndaj Lacios.

Kasano

“Të gjithë vazhdojmë të presim Sarrin, por kemi katër muaj që e presim. Ai sapo gjeti një ekip të fortë si Lacio, humbi”, shprehet ish-sulmuesi në studion e “Tiki Taka”.

“Kielini i mungon shumë Juves dhe ai do ta kishte ndihmuar shumë De Ligtin, pasi Bonuçi nuk mund ta bëjë. Juventusi është shumë i fortë dhe ndonjëherë Sarri duhet të përpiqet të luajë me treshen Ronaldo-Higuain-Dibala. Sarri këtë vit ka dy probleme, Ronaldon dhe se ku do luajë Dibala”, përfundon Kasano.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"