“Kemi arritur në finale me meritë”, Pelinxhi: Ja cila është pika e dobët te Partizani U-17

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 16:00

“Kemi arritur në finale me meritë”, Pelinxhi: Ja cila është pika e dobët te Partizani U-17

Partizani U-17 i drejtuar nga Marko Pelinxhi u mposht ditën e sotme nga Tirana U-17, në atë që ishte edhe finalja e Kupës së Shqipërisë.Pelinxhi-Marko

Pas përfundimit të ndeshjes, tekniku i të kuqve, Marko Pelinxhi, për “Rtsh” u shpreh se ekipi deri këtu erdhi me meritë, por nuk ia doli dot në finale edhe për shkak të fluksit të ndeshjeve që ka zhvilluar deri tani.

“Deri këtu kemi ardhur me sakrifica dhe me meritë. E dinim se Tirana është një ekip i vështirë, por luajtëm dy ndeshje në 3 ditë dhe nuk jemi mësuar me këtë fluks. Kundërshtari luajti më mirë se ne.

Nëse do ishim treguar më të kujdesshëm, gjithçka do ishte ndryshe. Ata kanë dy sulmues shumë të mirë dhe e zgjidhën ndeshjen nëpërmjet aftësive individuale. Pika jonë e dobët që në fillim ka qenë mbrojtja, ku nuk kemi arritur të përmirësohemi.”, u shpreh Pelinxhi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"