“Kemi 75% shanse”, Diego Longo: Do të tentojmë elitën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2023 | 21:31

“Kemi 75% shanse”, Diego Longo: Do të tentojmë elitën

Diego Longo, trajneri i Flamurtarit, u shpreh i kënaqur për fitoren. “Jam i kënaqur me ekipin, që sa vjen e po ngrihet.

Longo

Kjo për mua është e rëndësishme. Tani ne po punojmë që të kapim ‘play off’-in. Besoj se me këtë performancë ekipi do të arrijë të realizojë objektivin. Pas kapjes së ‘play off’-it na duhet të mendojmë për ndeshjen e ‘play out’-it të madh me ekipin e Superiores.

Ne do të tentojmë elitën nga ndeshja shtesë. Gjithsesi, unë mendoj se kemi 75% shanse për të fituar dhe vetëm 25% dështim”, deklaroi italiani për “Panorama Sport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"