Kategoria e Parë/ Hap fals i Dinamos, Tomori shkatërron Flamurtarin. Egnatia nuk fal, ja rezultatet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2021 | 22:26

Kategoria e Parë/ Hap fals i Dinamos, Tomori shkatërron Flamurtarin. Egnatia nuk fal, ja rezultatet (VIDEO)

Janë mbyllur 5 ndeshjet e ditës së sotme, në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 14-të.

bandicam 2021-03-06 15-15-34-239

Në grupin A, Vora ka surprizuar Dinamon, duke e mposhtur minimalisht, falë një goli në minutat e fundit nga Tavani, duke i hequr kështu kryeqytetasve mundësinë për të marrë kreun e renditjes. Fitore minimale ka marrë edhe Veleçiku, që mposhti në shtëpi Orikun.

Në grupin B, pretendentët nuk kanë falur, duke marrë fitore të rëndësishme për të ardhmen. Tomori ka shkatërruar me rezultatin 4-0 Flamurtarin në shtëpi, ndërsa Egnatia ka mposhtur 4-1 Turbinën. Një fitore shumë të vuajtur ka marrë Pogradeci, që ka mposhtur 1-2 Elbasanin në transfertë.

Rezultatet:

Grupi A

VORA-DINAMO  1-0

Tavani 88′

VELEÇIKU-ORIKU  1-0

Bega 31′

FF51B6C2-5C29-4A0F-A52D-52E3DEA8C08B

Grupi B

ELBASANI-POGRADECI 1-2

Balduino 20’/ Dragoi 10′, Abazaj 66′

TOMORI-FLAMURTARI 4-0

Camko 35′, 65′, Pepa 40′, Oshafi 74′

EGNATIA-TURBINA  4-1

Magani 28′, 53′,  Shtubina 45′, Shyti 59’/ Jaupaj 38′

14BCFBD6-E3B2-4626-A20A-CA3C71AF3648

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"